Sipas burimeve qeveritare greke, kjo paketë e re parashikon uljen e pagave për sektorin publik, ngrirjen e pensioneve dhe rritjen e taksave të caktuara. Kryeministri Papandreu ka tërhequr vërejtjen se nëse Greqia mund të përballet me pasoja “katastrofike” nëse nuk zbaton një paketë të tillë masash, është e rrezikuar nga falimentimi total. Në mbledhjen e kabinetit duhet “të merren vendime për ekonominë“, bëri të ditur zyra e Papandreut pak pas një vizite të komisionerit të Bashkimit Europian për ekonominë Olli Rehn. Rehn i kishte bërë thirrje vendit të zhytur thellë në borxhe që të ndërmerrte masa të mëtejshme mbi uljen e deficitit të tij shtetëror. Gjatë bisedës së përbashkët është folur për rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe për tatime më të larta për karburantet, automjetet dhe mallrat e luksit.