Ministri Abarmopoulos, citojnë mediat greke, tha se sipas statistikave globale 33% e popullsisë mund të infektohet nga virusi i gripit të derrit dhe në rast se sjellja e virusit është më agresiv atëherë shifrat mund të shkojnë në 54%. Nuk mund të përjashtohen as rastet e vdekjes. Ministri tha se periudha e pandemisë në Greqi mund të zgjasë nga 12 në 15 muaj ose dhe deri në 24 muaj. “Masa si mbyllja e shkollave dhe servileve nuk ka provuar ndonjë efekt të vecantë në vendet e tjera ku u aplikuan, dhe do të përdoren veëm në rastet kur simptomat e gripit të derrit do të jenë serioze” shtoi ministri. Numri i të infektuarve në Greqi ka arritur në 201, 78% e të cilëve janë persona të cilët kanë hyrë në Greqi pasi kishin udhëtuar jashtë shteti Ministri i Shëndetësisë Dimitris Abarmopoulos tha se vaksinat do të jenë të gatshme në tetor të 2009 (doza e parë) dhe në shkurt të 2010 doza e dytë. Kjo vaksinë duhet të aprovohet nga agjencia europiane e ushqimit dhe ilaçeve ndërsa autoritetet shëndetësore po punojnë me perfeksionin për të bërë të mundur që shpërndarja e vaksinës në disa zona të veçanta të mos bëhet me vonesë. Avramopoulos tha se të parët që do të vaksinohen do të jenë mjekët dhe infermierët që janë në kontakt të vazhdueshmë me virusin. Ministri theksoi domosdoshmërinë e cdo qytetari për të pasur një higjenë strikte cka do të mbronte shume nga virusi.