Olimpik Airlines, kompania e fundit ajrore teresisht shteterore ka kaluar ne duart e privateve. Kompaninë e fitoi ndërmarrja private Marfin Investment dhe procesi i privatizimit pritet të përfundojë në tetor, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes u shoqërua me protesta të vogla të punëtorëve të cilët kanë frikë se do mbesin pa punë. Kryeministri grek Karamanlis ka deklaruar se periudha kur Olimpiku po shkonte drejt fundit duke u bere nje barre per taksapaguesit greke si dhe nje pengese ligjore per qeverine ne lidhje me BE, eshte mbyllur terresisht. “Olimpiku i ri vazhdon te funksionoje si kompani, duke mbajtur te njejtin emer dhe te njejten steme. Kemi siguruar plotesisht nenpunesit e shoqerise, ndoqem ne te gjithe kete proces rrugen e transparences dhe te ligjshmerise”, tha kryeministri. Kompania Marfin arriti të fitojë tenderin për të trija degët e kompanisë ajrore- operacionet e fluturimit, mirëmbajtjen teknike dhe shërbimet në tokë kundrejt shumes 177,2 milion euro. Sipas ministrit grek të Zhvillimit Kostis Haxhidakis, “me këtë fillon etapë e re për Olimpik-un, etapë e stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë, etapë pa borxhe dhe josiguri të punësuarve, por edhe komplikime me BE-në”. Bashkimi Evropian (BE), në shtator të vitit të kaluar, i aprovoi Qeverisë greke shitjen e “Olimpik Airlines” me kusht që kjo firmë të kthente 850 milionë euro.