Ndërkaq, ai ka arritur ta fitojë këtë post duke mundur përballë tij edhe kandidaten Dora Bakojanis, e cila para zgjedhjeve konsiderohej si emri kryesor për të marrë partinë në fjalë pas dorëheqjes së Karamanlisit. Sipas të dhënave të raportuara nga mediat greke, në zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Greqi ku votuan rreth 550 mijë persona, Samaras arriti të marrë më shumë se gjysmën e tyre, çka i siguroi edhe atij fitoren dhe mundësinë e tanishme për të drejtuar partinë “Demokracia e Re”. Nga ana e saj, rivalja Bakojanis e pranoi humbjen me 40% të votave dhe e uroi kundërshtarin e saj në mënyrë demokratike për fitoren që arriti të korrë në zgjedhjet e zhvilluara. Samaras pas fitores është shprehur se merr përsipër përgjegjësinë për ta udhëhequr partinë drejt një rruge të re. Duke deklaruar konkretisht se ai do të kërkojë unitetin në parti mes mbështetësve të saj pas humbjes së zgjedhjeve të fundit, ku socialistët e Pasok-ut të kryesuar nga Papandreu mundën Demokracinë e Re, Kujtojmë këtu se Samaras ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Greqisë.


