Greqi – Rehn dhe Nimic diskutojnë për ekonominë dhe emrin

“Do të diskutojmë për situatën financiare të Greqisë dhe në përgjithësi për stabilitetin e zonës euro”, deklaroi Rehn lidhur me një fakt të tillë. Më tej, ai ka shpjeguar se misioni i Bashkimit Evropian në Athinë do të kthehet në Bruksel dhe brenda ditës së sotme do të informojë Komisionin Evropian për rezultatet e vizitës katër ditore. Nga ana tjetër, në Athinë gjendet sot edhe ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit të Maqedonisë, Methju Nimic, i cili pritet të dëgjojë sot variantin e palës greke lidhur me emrin.

Advertisement