Një javë pas fitores së tij, Papandreu u ka premtuar banorëve të këtyre zonave se ka gati ligjin për ristrukturimin e rajonit mbi bazën e një plani të besueshëm zhvillimi të gjelbër i cili do të votohet në parlament. Qeveria e re socialiste u angazhua të respektojë mjedisin dhe të nxisë “ekonominë e gjelbër” si dhe “energjinë e rinovueshme”. Afro 97 000 hektarë pyje, një e treta e të cilëve ishte vendosur në zona Natura 2000, rrjeti evropian i qendrave të mbrojtura u shkatërruan në departamentin e Elides gjatë zjarreve të 24 gushtit deri më 3 shtator 2007.