Greqi – Presidenti shpërndan parlamentin dhe cakton datën e zgjedhjeve

Kryeministri Kostas Karamanlis kishte deklaruar më parë se do t’i kërkonte presidentit Papoulias të shpërndante parlamentin, pasi zgjidhja e situatës komplekse në vend dhe përballimi i pasojave të krizës ekonomike globale kërkonte vendime të vështira. Greqia ka aktualisht deficitin më të madh publik në eurozonë, që arrin në afro 100% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Duke patur vetëm një vend më shumë në parlamentin aktual, partia në pushtet Demokracia e Re deri tani kishte hezituar në çuarjen përpara të reformave për zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe përmirësimin e konkurencës së lirë. Sondazhet publike tregojnë se partia e kryeministrit konservator Karamanlis ndodhet pas opozitës socialiste të PASOK-ut, që gjithashtu pritet të mos sigurojë shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Advertisement