Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë nacionaliste greke, Jorgos Karaxhaferis, në një takim me elektoratin e subjektit të tij në Larisa. “Liderët e dy partive më të mëdha, Jorgos Papandreu dhe Andonis Samaras, kanë rënë dakord për t’i dhënë dritën jeshile propozimit Republika e Maqedonisë së Vardarit”, ka pohuar Karaxhaferis. Kryetari i LAOS ka shtuar më tej se Athina zyrtare pret që ky propozim të pranohet edhe nga kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.