Greqi – Përfundon greva, hapen pikat kufitare

E konceptuar vetëm për 24 orë nga punonjësit shtetërorë në Greqi, ajo pengoi përgjatë tyre kalimin normal të automjeteve në të gjitha pikat kufitare në jug të vendit tonë. Ndërkaq, para disa ditësh, ka qenë greva e doganierëve grekë, e cila “ngriu” sërish pikat e kalimit kufitar të Kakavijë, Tre Urat në Çarshovë si dhe atë të Sopikut për dy ditë rresht. Nuk është lejuar kalimi përmes tyre as i kamionëve, as i autoveturave apo autobusëve, por janë lejuar të kalojnë vetëm këmbësorët.

Advertisement