Shkalla e papunësisë në Greqi në dhjetor të vitit të kaluar arriti në 8,9 për qind. Shërbimi Kombëtar grek i Statistikave bëri të ditur shifrat duke shtuar se në fund të vitit të kaluar, numri i të papunëve në Greqi ishte rreth 800 000 persona. Vetëm në nëntor dhe në dhjetor të vitit 2008 numri i personave të papunë në Greqi u rrit me 67 000.