Shkak është bërë konflikti për ishullin e Qipros, një çështje kjo e vjetër por ende e pazgjidhur. “Nuk përjashtoj mundësinë e bllokimit të Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Papandreu. Ai theksoi se Ankaraja do përballej me veton greke “nëse nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit të Qipros”, që është e ndarë etnikisht. Papandreu dhe partia që ai drejton udhëheqin anketat e opinionit në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ky qëndrim paraqet ndryshim në pozicionin e Greqisë, e cila deri tani e kishte mbështetur hyrjen e Turqisë në BE.


