Greqi – Papandreu: po realizojmë synimet tona në reformat ekonomike

Një pohim të tillë e ka bërë dje kryeministri grek, Jorgos Papandreu, sipas të cilit falimentimi në shlyerjen e borxheve do të ishte një tragjedi për Greqinë. Por ai tha se eksportet greke po pësojnë një përtëritje dhe prandaj ka shpresë që të mos ndërmerret ndonjë plan për të ristrukturuar borxhet, gjë e cila e largon atë nga ideja e falimentimit. Më tej, ai tha se Greqia po realizon synimet e saj për zbatimin e reformave ekonomike dhe shkurtimin e shpenzimeve e ndërsa ka vizituar bursën e Nju Jorkut u shpreh se Greqia do ta fitojë besimin e investitorëve dhe do dalë shpejt nga kriza ekonomike.

Advertisement