“Unë pata mundësinë që të informoj presidentin Obama për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Greqia dhe natyrisht për masat urgjente që duhet të ndërmerren për të normalizuar situatën tonë ekonomike”, u shpreh ai. Duke shprehur respektin për figurat e mëdha intelektuale që ky popull ka nxjerrë sidomos gjatë kohës së antikitetit, si Homeri, Platoni dhe Aristoteli, Obama tha se “në kohë të vështira dhe në kohë të begatë populli grek do të gjejë kurdoherë tek SHBA-ja një partner të besueshëm”. “Ne do të dëshironim që të merrni borxhe me interes të ulët në tregun ndërkombëtar, nëse do të ishte e mundur, natyrisht duke patur parasysh edhe asistencën e vendeve të BE-së. Unë kam shumë besim se ne do të arrijmë që ta përballojmë këtë situatë. Unë i jam shumë mirënjohës BE-së për solidaritetin e saj ndaj problemit tonë delikat që ne po kalojmë aktualisht”, mësohet të jetë shprehur kryeministri grek para Obamës. Ndërsa ky i fundit i ka pohuar Papandreut se po e drejton Greqinë në një kohë të mbushur me sfida.