Greqi – Papandreu, do të kemi pasoja të rënda nëse na mohoet asistenca

Ai e bëri këtë paralajmërim në një intervistë të kanalit televiziv të BBC-së. Papandreu e përshkroi këtë kohë si një prej momenteve më të vështira të historisë bashkëkohore të Greqisë. Por ndërsa ai e gjen vendin e tij në epiqendër të diskutimeve nervoze rreth shëndetit të ekonomisë evropiane në përgjithësi, nuk beson se ai duhet veçuar. Ai tha se Greqia duhet lejuar që të marrë hua me të njëtën kamatë si vendet e tjera dhe se qeverisë së tij i nevojitet mbështetje politike, jo financiare, për të demonstruar se sërish mund t’i besohet. Ai paralajmëroi për pasoja serioze nëse Greqisë i mohohet asistenca.

Advertisement