“Çështja e emrit nuk është vetëm luftë për simbole historike. Nese kjo nuk zgjidhet, mund të ketë implikime serioze mbi konceptin e integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë së rajonit”, tha Papandreu. Në fjalimin e tij ai sqaroi se Greqia e ka kryer pjesën e saj të punës, ka pranuar emër të përbërë me termin Maqedoni. Çështja e emrit është diskutuar edhe në takimin dypalësh mes presidentit Tadiç dhe Papandreut. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç deklaroi një ditë më parë se vendi i tij është i gatshëm të ndërmjetësojë në cështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. “Dëshirojmë të jemi pjesë e vendimit, e jo si në të kaluarën, tha Tadic në fjalimin e tij në konferencën e ambasadorëve në Beograd, duke folur për prioritetet e politikës së jashtme serbe. Në Beograd Papandreu gjithashtu deklaroi më parë se nuk do ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, ndërsa Tadic shtoi se Greqia dhe Serbia janë historikisht dy vende mike.