Greqi – Organizatat sindikaliste organizojnë grevë 24 orëshe

Greva përkon me manifestimet kundër samitit të G20 që zhvillohet në Londër dhe do të paralizojë për disa orë transportin ajror, hekurudhor, detar dhe atë urban. Pjesëmarrësit do të protestojnë kundër valës së pushimeve nga puna, si pasojë e krizës botërore financiare dhe e reformave qeveritare, e ndryshimeve në sistemin e pensioneve dhe politikës së kabinetit të kryeministrit Kostas Karamanlis. “Krizën nuk duhet ta paguajnë punëtorët”, është slogani i protestës së ideuar nga grupet sindikaliste. Kriza në Greqi ka bërë që rritja ekonomike të ulet me 4 përqind, ndërsa qeveria ka miratuar një paketë prej 28 miliardë dollarësh për të favorizuar kredinë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Advertisement