Papandreu ka deklaruar se riparimet e nevojshme do të bëhen përmes reduktimit të shpenzimeve dhe intensifikimit të luftës ndaj evazionit fiskal. EUROSTAT do të publikojë brenda Tetorit llogaritjen e re të deficitit grek për vitin 2009, i cili sipas mediave është ngjitur nga 13.6% në 15% të GDP-së. Masat e deritanishme anti-krizë të qeverisë greke, të cilat kanë ulur rrogat dhe ngrirë pensionet, kanë shkaktuar një valë protestash në vendin helen, i cili shpesh herë paralizohet nga grevat.
Previous article
RELATED ARTICLES


