Greqi – Nëse nuk na ndihmon BE do ti drejtohemi FMN-së

Një kërcënim i tillë ka mbërritur në Bruksel nga kryeministri grek, Jorgos Papandreu, sipas të cilit nëse BE nuk do të ketë një plan ndihme për Greqinë, asaj nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të thërrasë në ndihmë Fondin Monetar Ndërkombëtar. Prandaj ai u kërkoi kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së, që në takimin e nivelit të lartë që mbahet javën e ardhshme të marrin një vendim për ndihmat financiare. Ndërsa lidhur me faktin e ndonjë përjashtimi të mundshëm të Greqisë nga Eurozona, Papandreu e cilësoi si “një gabim jo vetëm për Greqinë, por për gjithë Bashkimin Evropian”.

Advertisement