Kështu, bashkëpunimi mes Shkupit dhe Athinës në luftën kundër terrorizimit dhe krimit të organizuar nuk do të funksionojë, derisa nuk ndryshohet emri kushtetues i Maqedonisë. Drejtori i Drejtorisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, Vane Cfetanovski, i cili merr pjesë në Asamblenë vjetore të grupit EGMONT, që mbahet në Doha, është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit të Republikës së Greqisë. “Në takimin koordinues në të cilin morën pjesë dhe përfaqësuesit e Sekretariatit të EGMONT-it, delegacioni grek deklaroi se bashkëpunimi me Drejtorinë maqedonase nuk funksionon për shkak të problemit me emrin dhe se nga shefja e diplomacisë greke kanë marrë instruksione direkte që të mos përgjigjen në shkresat ku përmendet emri Republika e Maqedonisë”, deklaroi Cfetanovski.