Greqi – Meta takohet me homologun grek Papandreu

Tuesday, December 16, 2025

Meta dhe Papandreu vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qeverive si të shkëlqyera dhe u angazhuan për thellimin dhe konkretizimin e tyre të mëtejshëm. Gjatë takimit u diskutua për agjendën e integrimit evropian të Shqipërisë, stadin e ri të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian pas pranimit të aplikimit për anëtarësim nga Këshilli i BE-së dhe rreth proçesit të liberalizimit të vizave. Meta shprehu vlerësimin e Qeverisë shqiptare për vizionin e prezantuar nga Kryeministri grek Papandreu për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian brenda vitit 2014, si një vazhdimësi dhe dinamikë e re e angazhimeve të Samitit të Selanikut për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana e tij Papandreu garantoi angazhimin e qeverisë greke për avancimin dhe konkretizimin e kësaj nisme, si dhe shprehu mbështetjen e plotë të Greqisë për proçesin e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe për vendimin e pritshëm gjatë vitit të ardhshëm për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian. Gjatë takimit u ra dakord për mbledhjen në një kohë të shpejtë të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik, për të parë mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha me interes reciprok.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -