Greqi – Mbledhje emergjente për krizën ekonomike

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat vendase, sipas të cilave ka qenë vetë kryeministri grek, Jorgos Papandreu, i cili paralajmëroi për nesër një mbledhje krize të qeverisë. Në mbledhjen e kabinetit duhet “të merren vendime për ekonominë“, bëri të ditur zyra e Papandreut. Një fakt i tillë është bërë me dijeni prej tij pak pas një vizite të komisionerit të Bashkimit Evropian për Ekonominë Olli Rehn në Greqi. Ky i fundit i bëri thirrje vendit të zhytur thellë në borxhe që të ndërmerrte masa të mëtejshme mbi uljen e deficitit të tij shtetëror. Rehn tha konkretisht për këtë se qeveria greke duhet të ndërmarrë shkurtime shtesë.

Advertisement