Sipas një raporti të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme Greqia kërkoi nga kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso që ballafaqimi me imigracionin ilegal të vendoset si kusht i ri për anëtarësimin e Turqisë në BE. Athina mendon se Turqia jo vetëm nuk lufton kundër imigracionit ilegal në territorin e saj, por edhe nuk e pengon trafikun e qenieve njerëzore nga Azia dhe Afrika, të cilat përpiqen për të mbërritur në territorin grek. Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, që janë paraqitur në Komisionin Evropian, numri i imigrantëve ilegalë që kanë arritur në Greqi nga Turqia gjatë vitit të kaluar u rrit 75,4% në krahasim me vitin 2007.