Sipas raportimeve të fundit të mediave greke, ata kanë refuzuar të gjitha ofertat e bëra nga qeveria. Më herët ministri i Transporteve, Dimitri Reppas u kishte premtuar atyre mbështetje dhe lehtësira fiskale e pensioniste. Por asambleja e sindikatave të kamionistëve vendosi t’i refuzojë ato, duke lënë kamionët në hyrje të Athinës dhe Selanikut.