Sipas burimeve qeveritare greke arsyeja e dorëheqjes se Rapanos ishte për arsye shëndetësore. ”Ministri Rapanos, i cili u shtrua në spital para se të bënte betimin, i dërgoi një letër sot kryeministrit grek, Andonis Samaras mbi këtë çështje”, theksuan burimet. Pasi u zgjodh javën e fundit, në qeverinë e koalicionit të kryeministrit Samaras, pas zgjedhjeve më 17 qershor, Rapanos, 65 vjeç, u shtrua në spital për shkak të një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore dhe ende ndodhet nën vëzhgim mjekësor.