Greqi – Human Rights Uatch denoncon keqtrajtimin e emigrantëve

Në këtë mënyrë, ekspertët e të drejtave të njëriut pranë këtij grupimi, i kanë kërkuar Bashkimit Evropian që të nxisë qeverinë e re të Greqisë që ta ndalojë sa më parë këtë dukuri, e cila po thellohet së tepërmi. Sipas këtij raporti, emigrantët në Greqi, përfshi fëmijët që arrijnë pa prindër, kapen dhe çohen në burg dhe shpesh detyrohen të kalojnë kufirin për në Turqi. Raporti ndër të tjera shton se policia krijon pengesa për imigrantët që aplikojnë për azil dhe refuzon kërkesat e kërkuesve të azilit për seanca të drejta dëgjimore. Nga ana e tyre, zyrtarët grekë pohojnë se “janë pushtuar” nga imigrantët, shumica nga Afrika, Afganistani dhe Iraku, duke shtuar se janë ndihmuar pak ose aspak nga Bashkimi Evropian apo Turqia.

Advertisement