Lajmi është bërë i ditur nga burime diplomatike greke për mediat në Shkup, ku ndër të tjera theksohet se përafrimi i këtij protokolli parasheh që qytetarët e Maqedonisë nga 30 nëntori mund të udhëtojnë pa viza. Vizat do të jenë në fuqi për ata që posedojnë pasaportat e vjetra. Marrëveshja parasheh që qytetarët e Maqedonisë gjatë hyrjes në Greqi të pajisen me një formular me të dhënat bazë, i cili duhet t`i kthehet autoriteteve greke gjatë lëshimit të territorit grek.