“Kjo nuk duhet të transmetohet gabimisht si mungesë e dëshirës së Athinës për integrimin e IRJM-së në NATO”, deklaroi Drucas në takimin e zhvilluar me shefat e qendrave të ambasadave greke nëpër botë. Sipas tij, Greqia ka pasur qëndrim konstruktiv, andaj siç tha ai është ftuar edhe Shkupi për të mbajtur qëndrim konstruktiv. Drucas deklaroi se qëndrimi i Athinës zyrtare është i qartë për gjetjen e një kompromisi për një emër me përmbajtje gjeografike si dhe për një zgjidhje “erga omnes”.


