Greqi – Dorëhiqet zv/ministrja e turizmit

Bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur në vend, Tolis Voskopulos është denoncuar publikisht për evazion fiskal në shumën 5.5 milion euro. Kryeministri Papandreu ka pranuar në mbrëmjen e së hënës dorëheqjen e kërkuar prej zv/ministres Anxhela Gureku. Skandali mori përmasa më të mëdha pas publikimit të lajmit sipas të cilit këngëtari kishte refuzuar pagesën e taksave për 15 vitet e fundit edhe pse prej zyrës së tatimeve i është ofruar shlyerja me këste e borxhit dhe një sërë lehtësish të tjera.

Advertisement