Gjykata me bazë në Luksemburg vuri 2 milionë euro gjobë (2.8 milionë dollarë) dhe një gjobë të përditshme prej 16 mijë eurosh derisa qeveria greke të kthejë mbrapsht subvencionet. Gjykata tha dje se Greqia “dështoi të plotësojë detyrimet për më shumë se 4 vitet e fundit. “Gjykata kishte vendosur një gjobë ditore prej 10 mijë eurosh (14 mijë dollarë) në ditë në 2005. Rregullatorët e BE-së në vitin 2002 urdhëruan qeverinë të nxirrte 160 milionë euro në formën e ndihmës nga Olimpic për të cilën ato thanë se ishin shkelur ligjet e fluturimit duke i thënë linjës ajrore avantazhe të padrejta ndaj konkurentëve.