“Për Greqinë do të ketë masa shtesë, për të ndihmuar ekonominë e saj të rimëkëmbet pas kolapsit financiar, por më parë duhet materializuar objektivi i uljes së deficitit në masën e 4% brenda këtij viti”, deklaroi Jean Claude Juncker, kryetar i Eurogroup lidhur me një fakt të tillë. Sipas tij, një njohje paraprake me situatën do të kryhet më datë 6 mars. “Do të shihen gjithashtu edhe ndikimet e krizës greke në ekonomitë e vendeve të zonës Euro”, u shpreh Juncker më pas. Kohët e fundit, Bashkimi Evropian është shprehur shumë i shqetësuar lidhur me ndikimet e mundshme sipas tij të efekteve të krizës greke në Eurozonë.