Ndër të tjera, bëhet me dijeni se ata do të marrin në shqyrtim edhe masat që vendi ballkanik planifikon të ndërmarrë për kapërcimin e krizës ekonomike në të cilën gjendet prej disa kohësh. Vitin e kaluar, Greqia raportoi defiçit publik prej gati 13% dhe një shifër e tillë duket se i ka trembur disi vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por bëhet me dijeni se në të njëjtën situatë gjendet edhe Spanja e Portugalia, me një normë deficiti deri në nivelet prej 12-13%. Problemet financiare të Greqisë e kanë goditur vlerën e euros dhe i kanë ngritur shqetësimet për stabilitetin e disa vendeve të tjera të grupit prej 16 shteteve, që e përdorin Euron si monedhë të përbashkët.