Bakojanis, sipas botimit elekronik të gazetës greke “Naftemboriki”, ka thënë se ”pritet një periudhë e rëndësishme gjashtëmujore për zgjidhje të çështjeve kyçe nga politika e jashtme greke, mes të cilave janë edhe mosmarrëveshjet për çështjen e emrit”. “Qëndrimet e Greqisë në negociatat për emrin janë të njohura mirë, po kështu edhe kundërshtitë e saj. Qëllimi është që të arrihet në një zgjidhje e përbashkët të pranueshme pa fitues dhe të fituar”, tha Dora Bakojani.