Në një intervistë për të përditshmen serbe “Vecernje Novosti”, Bakojanis ripërsëriti qëndrimin e Greqisë që integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike varet nga zgjidhja e mosmarrëveshjes lidhur me emrin dhe shtoi se Shkupi duhet të zgjidhë më parë këtë çështje me qëllim që të fitojë një datë për bisedimet e anëtarësimit në bllokun 27-anëtarësh evropian. “Besoj se negociatat do të ishin të suksesshme dhe mendoj që çështja e emrit duhet të zgjidhet. Por, nuk jam e sigurtë nëse komisioneri evropian për Zgjerimin, Olli Rehn do të propozojë një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit”, theksoi ajo për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.


