Deklaratën e saj Ashton e bëri gjatë një vizite në Athinë, pas një takimi me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu. “Ballkani perëndimor mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian”, ka pohuar shefja e diplomacisë evropiane. Ashton dhe Papandreu kanë diskutuar edhe për axhendën greke “Evropa 2014”, që parashikon anëtarësimin e plotë të Ballkanit në BE në vitin 2014.