Greqi | Arrestohet i arratisuri i pestë i Drenovës, Gëzim Toma

Arrestohet i arratisuri i pestë nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. I arratisuri Gëzim Toma u arrestua në Greqi, në fshatin Eleptaora, zonë mes Kosturit dhe Janinës. Mediat greke raportojnë se forcat e policisë së vendit fqinj janë përleshur me 3 të arratisurit në malet e Kosturit rreth orës 19:00, ndërsa kanë arrestuar njërin prej tyre, ndërsa dy të tjerët kanë mundur të largohen. Policia greke i ka gjetur një automatik në momentin e arrestimit në pyllin e fshatit grek Eleptaora, 25 kilometër larg Shqipërisë. Ndërkaq, mësohet se Gëzim Toma ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit nga policia, ndërsa ende nuk i është dorëzuar policisë shqiptare. Më 25 nëntor, shtatë të burgosur u arratisën nga ky burg. Një nga të arratisurit u arrestua disa orë më pas, ndërsa 3 të tjerë u kapën në Përrenjas. Policia greke ndodhet në gjurmët edhe të dy të arratisurve të tjerë, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj, dhe po vijon kërkimet.

Advertisement