Ndërkaq, përfaqësuesi zyrtar shqiptar në Greqi, ka pohuar se pas këtij akti të rëndë, priten masa të menjëhershme nga ana e qeverisë greke. “Reagimi i qeverisë dhe mediave greke ishte i menjëhershëm. Unë kontaktova me ministrinë e Jashtme dhe na thanë se do merren të gjitha masat për të analizuar çështjen”, sqaroi Minarolli, lidhur me incidentin e rëndë që tronditi publikun shqiptar. Sipas tij, besohet se masat prej palës greke do të merren shumë shpejt dhe ka sqaruar se pala greke e ka dënuar këtë akt, duke dashur të distancohet prej tij.