Greqi – 5 raste të reja të gripit të derrave

Lajmi konfirmohet nga Ministria greke e Shëndetësisë e cila bën të ditur se pacientët e rinj kanë ardhur nga Amerika e Veriut. Bëhet fjalë pre tre turistë, një italiane 33 vjeç edhe dy amerikanë 18 dhe 46 vjeç të ardhur nga Kansasi, një adoleshente greko-amerikane 15 vjeçe e ardhur nga ëashingtoni dhe një kanadeze, 37 vjeçare. Rasti i parë i gripit A u konstatua më 18 maj dhe bëhej fjalë për një të ri grek i cili studionte në SHBA. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli dje nivelin 6-të gatishmërisë maksimale për gripin e derrave.

Advertisement