Greqi – 3 mijë emigrantë në protesta

Protesta ishte organizuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistë të majtë e pacifistë dhe i bëhej thirrje qeverisë të ndalë aktet raciste ndaj emigrantëve. Protestuesit marshuan në rrugët qëndrore të kryeqytetit grek duke hedhur sllogane antiraciste dhe duke mbajtur pankarta ku lexohej: Duart larg nga emigrantët, jo kampeve të përqëndrimit etj. Kjo protestë masive e mirëorganizuar, u zhvillua pas disa demonstratave të vetë emigrantëve që janë ankuar për kushtet e tyre të jetesës dhe dhunën policore e diskriminimin. Qeveria greke është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut se nuk bën asgjë për emigrantët; nuk u jep azil politik, nuk i strehon dhe as i legalizon. Me një vendim qeveria e Athinës ka vendosur të dërgojë emigrantët jashtë qytetit në disa qendra pritjeje, të cilat dikur kanë qenë shtëpi apo depo të braktisura. Qëllimi është reduktimi i mbipopullimit të Athinës dhe vendosja e qetësisë. Por ky akt është konsideruar racist nga grupet e të drejtave të njeriut pasi emigrantët nuk duhet të vecohen në këtë mënyrë por të integrohen.

Advertisement