Instituti shëndetësor në këtë vend ka nxjerrë rezultatet pozitive të analizave të katër personave të cilët janë një vajzë 13 vjece që ka mbërritur nga Australia, një 37 vjecar që ka ardhur nga Kanadaja si dhe dy fëmijë të së njëjtës moshë, tre vjec e gjysmë, të cilët edhe ata kanë ardhur në Greqi nga SHBA. Dje është konfirmuar edhe rasti i parë në zonën e detit Jon, në ishullin e Zakinthos, që është një 38-vjecar i kthyer para disa ditësh nga SHBA. Kështu numri i të sëmurëve me virusin e gripit A ka shkuar në 35, prej të cilëve 16 janë shëruar krejtësisht. Ministria e Shëndetësisë e Greqisë ka theksuar akoma edhe një herë se nuk ka asnjë arsye për alarm dhe se pjesa dërrmuese e pacientëve kurohen në shtëpi për arsye se simptomat e gripit janë shfaqur të lehta në shumicën e rasteve.