Shifrat bëhen të ditura nga një komunikatë e botuar nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve. Para një jave autoritetet sanitare kishin njoftuar se numri i rasteve të konfirmuar ishte më i lartë se 720. Ndërkohë në Greqi nuk është regjistruar asnjë rast nga virusi H1N1, ndërsa 95% e rasteve janë shëruar. Ndër rastet e konfirmuara deri tani, vetëm tre raste janë rëndë, veçanërisht ai i një adoleshenteje britanike, 16 vjeç, e shtruar në periferi të Athinës që prej 27 korrikut. Greqia është vendi i fundit që njoftoi të premten dëshirën për të vaksinuar të gjithë personat me banim në territorin e saj kundër gripit të derrit.