“Green Pass” për të hyrë në lokale edhe në Shqipëri

Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri në mesin e vitit 2022, vendi ynë do të përmbushë objektivin e OBSH-së: 70% e popullsisë do të jetë e vaksinuar.

Manastirliu deklaroi se shumë shpejt, edhe në Shqipëri do të ndiqet modeli i vendeve Europiane, ku për të hyrë në lokale apo në strukturat e shërbimit do të duhet që qytetarët të tregojnë çertifikatën e vaksinimit, siç njihet ndryshe “Greenpass”

Advertisement

“Qeveria ka lëvizur të gjithë gurët për të përmbushur përgjegjësinë e saj, për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave, në mënyrë që çdo qytetar të vaksinohet. Dhe në këtë drejtim, ia kemi dalë. Ky është një fakt! Arritja e objektivit të mbulesës me vaksina do të varet padyshim nga pranueshmeria, por edhe nga mekanizmat e sugjeruar nga ekspertët, të cilat ne jemi të vendosur t’i zbatojme”, tha ministrja e Shëndetësisë.”

Ndërkohë në lidhje me akuzat dhe pretendimet e mjekut Tritan Shehu sipas të cilit vaksinat janë të pacertifikuara, Manastirliu i mohoi në mënyrë kategorike, duke konfirmuar sërish sigurinë e plotë të vaksinave anti-Covid.

“Ndjej shumë keqardhje që nga goja juaj si mjek i shkëlqyer të dalë fjala vaksina të pacertifikuara dhe të pasigurta. Çdo vaksinë në bazë të fazave të prodhimit merr edhe miratimin e organizatave të rëndësishme.  Vaksinimi është proces sfidues dhe jemi në garë me kohën, dhe për fat të keq rrjetet sociale kanë ndikuar në përhapjen e informacioneve të rreme.”- përgjigjet ajo.