Gjatë takimit të zhvilluar me banorët e Gramshit ministri Olldashi u shpreh se qeveria po ndërton Shqipërinë ndërkohë që Partia Socialiste merret vetëm me ndërtimin e pallateve të tyre. Kreu i Transporteve sqaroi banorët e qytetit se rruga që lidh Gramshin me segmentin Elbasan-Rrogozhinë nuk do ketë devijim dhe se kjo mundësi ka qenë vetëm një spekullim i nxitur prej eksponentëve të majtë. Ministri Olldashi gjatë fjalës së tij u ndal edhe në efektet mjaft pozitive që do të ketë për Gramshin autostrada Elbasan -Tiranë si dhe premtoi edhe ndërtimin e një sërë segmentesh të tjera mjaft të rëndësishme për këtë qytet.


