Gramsh – Gjendet trupi i katërt i aksidentit

Kufoma e gjetur i përket Elis Soganit, që ka qenë në të njëjtën kohë edhe shoferi i furgonit të rrëzuar në aksin e lartpërmendur, aty ku ndodhi edhe aksidenti tragjik. Kufoma në fjalë, u gjet dje në vendin e quajtur Kodovajt, pasi ishte marrë poshtë nga rrjedhja e lumit të Devollit. Disa ditë më parë u gjendën dy kufomat e para, të cilët ishin Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari, ndërsa personi i tretë i tragjedisë së rëndë u gjet një ditë pas tyre dhe mësohet se ishte Dritan Balla. Ngjarja fatale ndodhi pak ditë më parë dhe për gjetjen e katër trupave u angazhuan forcat Renea si edhe polumbarë të cilët i kryen kërkimet në rrjedhën e lumit Devoll.

Advertisement