Lajmi konfirmohet paraprakisht nga forcat policore të pranishme në vendngjarje, të cilat së bashku me forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion kërkimi për gjetjen e trupave të zhdukur të katër të aksidentuarve të djeshëm. Bëhet me dijeni se dhe kufoma e dytë është gjendur 20 kilometra larg vendit ku ra furgoni dhe ende është e paidentifikuar për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë nga aksidenti.