Në takim me banorët e kësaj komune Ceka nënvizoi se prioritet i Aleancës Demokratike është shfrytëzimi i rezervave natyrore në zonat rurale për ti kthyer ato në resorte për gjithë shqiptarët. “Rezervat e pashfrytëzuara, pasuritë e mëdha të pyjeve dhe lëndinave të kësaj zone mund të kthehen një ditë në një nga resortet më të famshme të Shqipërisë” u shpreh Ceka.