Kantautori uruguajan, Jorge Drexler dhe këngëtarja spanjolle Rosalia kanë triumfuar në ceremoninë e ndarjës së çmimeve “Grammy latin 2022”, që u mbajt në Las Vegas. Drexler la në hije zhurmën e Bad Bunny duke rrëmbyer plot shtatë trofe, përfshirë “Rekordi më i Mirë” ndërsa Rosalia rrëmbeu më të lakmuarin “Albumi më i mirë”.
Kantautori uruguajan, Jorge Drexler dhe këngëtarja spanjolle Rosalia kanë triumfuar në ceremoninë e ndarjës së çmimeve “Grammy latin 2022”, që u mbajt në Las Vegas.
Drexler la në hije zhurmën e Bad Bunny duke rrëmbyer plot shtatë trofe, përfshirë “Rekordi më i Mirë”.
Në fjalimin e tij, muzikanti pranoi shtrirjen masive të muzikës urbane latine dhe bëri këtë dedikim:
“Të gjithëve që bëjnë muzikë urbane në spanjisht, sepse ju e keni çuar muzikën tonë në vende ku nuk ka qenë kurrë më parë.”
Rosalia mori 4 çmime mes tyre edhe më të lakmuarin “Albumi më i mirë”. Këngëtarja u befasua dukshëm kur mori çmimin kryesor për “Motomami”, teksa u shpreh se ishte albumi që duhej të luftoja më shumë për ta realizuar”.
“Ka qenë diçka e pabesueshme sonte, nuk e prisja”, tha Rosalía për mediat në mbylljen e galasë. Kantautorja reflektoi mbi transformimin e muzikës së saj dhe mirëpriti ndikimin e Amerikës Latine, në ‘Motomami’ të prodhuar në një periudhë intensive udhëtimesh nëpër rajon.
Fenomeni reggaeton nga Porto Riko, Bad Bunny, ishte cilësuar si i preferuari me 10 nominime, por ai nuk mori pjesë në edicionin e 23-të të çmimeve pasi ndodhej në turne.
28-vjeçari, aktualisht artisti me fitimet më të larta pas publikimit të albumit të tij “Un Verano Sin Ti” fitoi pesë trofe.
Kubania Angela Alvarez ishte ajo që vodhi shfaqjen: në moshën 95-vjeçare këngëtarja u ngjit në skenë për të rrëmbyer gramafonin si “Artistja më e Mirë e Re”.
“Dua t’ia kushtoj këtë çmim Zotit dhe Kubës sime të dashur, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Dhe atyre që ende nuk i kanë realizuar ëndrrat e tyre, dijeni se megjithëse jeta është e vështirë, ka gjithmonë një rrugëdalje dhe me besim dhe dashuri mund të arrihet çdo gjë”, tha Alvarez.