Grammy Awards do të mbahej në 31 janar. Ceremonia u shty për shkak të Covid dhe variantit Omicron. Deri pak minuta më parë e sigurt ishte vetëm shtyrja për një moment tjetër. Tashmë ka edhe një datë të re. Eventi i ndarjes së çmimeve do të mbahet në 3 prill, që përkon ditë e diel. Data e re e Grammy-t është vendosur edhe në Wikipedia duke zëvendësuar atë të vjetrën.
Kjo do të jetë ceremonia e 64-të. Do të ketë një transmetim live në CBS dhe për herë të parë do të mbahet në Las Vegas.