Grabitën supermarketin, Gjykata i dënon me 1 vit burg

Një 30-vjeçare dhe mbesa e saj 22-vjeçare të cilat u arrestuan më 20 Janar pas vjedhjes së një supermarketi, janë dënuar me nga një vit burgim.
Para gjykatës, të dyja të pandehurat janë vetëmbrojtur duke thënë se nuk e kishin për qëllim vjedhjen, ato thjesht kishin harruar t’i kalonin produktet në kasë.
Dëshmia e tyre nuk është marrë për bazë nga prokuroria, sepse kjo e fundit tha se sjellja e tyre, bashkuar me fshehjen e produkteve nëpër çanta, janë mjaftueshëm të dukshme për të rrëzuar argumentin e tyre.

Advertisement