Një debat i nisur në ambientet e një lokali në Golem mes dy ish-bashkëshortëve për pak sa ka shkaktuar pasojë të rënda. Çifti i divorcuar prej kohësh ka qenë duke drekuar në një restorant në zonën e plazhit, e pas konfliktit verbal, shtetasi Fadil Kasemi nga Tirana ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë për të qëlluar ndaj ish-gruas.
Por fatmirësisht, forcat e policisë së Kavajës, të cilat ndodheshin jo shumë larg vendit të ngjarjes kanë ndërhyrë, duke parandaluar një ngjarje të rëndë, ndërsa kanë bërë të munduar edhe autorin.
Sipas dëshmitarëve, çifti ka qenë duke drekuar në restorant në prani të dy fëmijëve dhe pas një debati me bashkëshorten Kasemi ka nxjerrë armën për të qëlluar ndaj saj, duke e goditur fillimisht me qytën e armës.Por, në një moment gruaja ka mundur t’i marrë armën nga dora ish-bashkëshortit, ndërsa sipas dëshmitarëve kanë reaguar shumë persona të pranishëm.Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen, si dhe po merr në pyetje dy ish-bashkëshortët. Sipas policisë, gruaja punon gjyqtare tek Krimet e Rënda.