Gjysmë shekulli bukuri

Monica Bellucci është sensualiteti i gruas dhe falë formave të saj bujare, ajo ka pushtuar botën e modës dhe kinemasë. Sot më 30 shtator, në 50 vjetorin e saj ajo ka një qëndrim që nuk e trëmb aspak. “Mosha nuk më tremb! Jam e gjallë, e shëndetshme, kam dy vajza që i adhuroj, do të thoja që është një bilanc më se pozitiv”,- është shprehur ikona italiane e bukurisë. Gjysmë shekulli i një bukurie tipike italiane aq shumë e dashur si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.

E lindur në qytetin Castello, në Umbria Monica  fillimisht e nisi karrierën si modele dhe menjëherë u pikas nga dizenjues të Dolce & Gabbana. Por ishte Dino Risi ai që e pikasi për të nisur në botën e TV në vitin 1991 me mini serialin “Jeta me fëmijët”. Në të njëjtin vit debutoi në ekranin e madh me “La riffa” nga Francesco Laudadio, por falë rolit të saj në “Malena” në vitin 2000 nga Giuseppe Tornatore ajo fitoi popullaritetin më të madh.

Advertisement